“Më zbavisin këta tipat që thonë se Berisha është braktisur”, Paloka poston pamjet e mbështetësve në “Air Albania” (VIDEO)

99
Sigal

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka postuar në rrjetet sociale Facebook, pamje nga mbledhja e mbështetësve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” gjatë hapjes së fushatës elektorale për 14 majin.

Paloka ka ironizuar kështu ata që e kanë deklaruar se “Berisha ka marrë fund e është braktisur nga të gjithë’.

“Me zbavisin shumë këta tipat që deklarojnë ‘me dorë’ e ‘me gojë’ se Berisha ‘ka marrë fund’ e ‘është braktisur nga të gjithë’!

Këtë ‘punë’ bëjnë gjithë ditën, të shtatë ditët e javës, merren me një ‘të marrë fund’ !!!

E pastaj habiten përse natën kanë makthe …!

Ndërkohë ‘i braktisuri’”-shkruan Paloka.