“Me kokën lart për punët”, Veliaj: Shkojmë drejt fitores në 2025, vetëm PS u shërben qytetarëve pa asnjë dallim

59
Sigal

“Me kokën lart për punët e kryera, do të kërkojmë mbështetje për fitoren tonë në vitin 2025”, iu drejtua Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, socialistëve të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut.

Veliaj siguroi se do të vijohet me një punë konkrete çdo ditë.

“Angazhimi im është, jo të presim vitin tjetër që vijnë zgjedhjet, por do vazhdojmë çdo ditë me punë, çdo ditë me këmbëngulje dhe çdo ditë do tregojmë çfarë kemi bërë sot, për sa kohë që, për çdo ditë ne prodhojmë një vepër konkrete dhe i shohim njerëzit në sy. Kemi zgjidhur problematika të tmerrshme, siç ishte pandemia dhe tërmeti. Kur mendoj sa njerëz janë bërë me shtëpi në Petrelë, në Baldushk, në Farkë, shumë më të mira se ato që prishi tërmeti, them se e kemi kokën lart. I shohim njerëzit në sy, me premtime të mbajtura, dhe me gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit, që të kërkojmë mbështetje për fitoren tonë në vitin 2025”, tha ai.

4ea7b00a C504 4ca8 A833 78adb6e940df

Sipas tij, falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës së qytetarëve është rritur kudo. “Kur bëmë Rrugën e Taganit, po më thoshin bizneset e imobilareve, se vlera e pronës është 3-fishuar. Kur ndodh një investim, fitojnë të gjithë. Madje, edhe ata që shajnë tërë ditën, vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë, jetojnë në një shtëpi që vlen tre herë më shumë. Nëse vazhdojmë të rrimë të fokusuar, nëse vazhdojmë të mbajmë premtimet, nëse nuk harrojmë njerëzit që na kanë sjellë deri këtu dhe u përgjigjemi atyre me përulësi dhe dinjitet, do të shkojmë në fitoren e radhës në 2025-ën, për Edi Ramën dhe PS-në, që i kanë ngritur kokën Shqipërisë”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se vetëm PS-ja ka treguar që di të bëjë shtet dhe qytet, duke u shërbyer të gjithëve pa asnjë dallim. “Sot më vjen mirë që nuk i shërbejmë vetëm PS-së. Po ndërtojmë kopshtin e ri me Ambasadën Amerikane në Farkë, apo qendrën rinore në Petrelë. Në shkolla e kopshte shkojnë edhe fëmijët e socialistëve, edhe të demokratëve. Kultura e PS-së është t’u shërbejë të gjithëve njësoj, me përulësi, me dinjitet, deri në detajin e fundit, si e vetmja mënyrë për t’i parë njerëzit prapë në sy vitin tjetër, dhe për t’u thënë: Vetëm PS-ja bën shtet dhe qytet”, deklaroi Veliaj.