‘Më i qelburi i politikës’/ Paloka: Hipokriti Rama me Dor Kekon, i hoqi nga puna të shoqen

306
Sigal

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi sa i takon postimit që Edi Rama i kushtoi sot artistit të ndjerë, Teodor Keko.

‘Hipokrizia është një nga ‘cilësitë’ më tipike të një njeriu të dalë boje si Rama. Sot ka bërë një status për të kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur që po ta lexonte Dori atje lart ku është, do kalonte një herë dorën në mustaqe dhe do nënqeshte me atë ironinë e tij dashamirëse’, shkruan Paloka.

Më tej shton:

‘Dorin ‘e vogël’ e donin të gjithë dhe i respektonte të gjithë. Nuk dua dhe nuk më takon mua të komentoj marrëdhënien e Ramës me Dorin kur ishte ende mes nesh. Por një fakt të njohur nga të gjithë miqtë e Dorit nuk mund të mos e përmend. Pasi Dori u largua nga kjo jetë, një akt ka kryer Rama që lidhet me të; largoi nga puna Xhulin, bashkëshorten e Dorit, megjithëse e dinte shumë mirë që rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur që kishte.’

Për ta përmbyllur me:

‘Pavarësisht se Dori ka qenë gazetar, shkrimtar dhe deputet, ne e dimë të gjithë se ai kurrë nuk u ndye me pisllëqet e politikës. E ky, më i qelburi i politikës, merr guximin sot ta kujtojë sepse kështu është mësuar, të përdorë të gjallë e te vdekur për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vetë, vlerat njerëzore!’