Me fat, që do paguajmë vetëm 108 milionë euro Bechettit

248
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Avokatura e Shtetit pranon humbjen me Bechettin: Qeveria shqiptare shkeli ligjet ndërkombëtare

Qeveria shqiptare pranoi se ka humbur gjyqin me Francesco Becchettin, por Avokatja e Shtetit nuk e cilëson si dështim, pasi sipas saj, ai fitoi vetëm 108 mln euro. Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça, tregoi historikun e padisë, duke nënvizuar se kjo është një histori suksesi, pasi dëmi mund të kishte qenë dhjetëfish më i madh, ndërsa mazhoranca socialiste e hodhi përgjegjësinë në kurriz të drejtësisë vendase.

Për herë të parë qeveria pranon se ka humbur një proces gjyqësor ndaj Francesco Bechetti-t. Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve nënvizoi se, pala shqiptare duhet të paguajë 108 milionë euro. Por nuk duket ta konsiderojë histori dështimi, kur tregon se mund të kishte shkuar edhe më keq. Avokatja e Shtetit dha edhe arsyet se përse Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjykoi se pala shqiptare kishte shkelur ligjet ndërkombëtare.

Muçaj shpjegon edhe reduktimin e faturës që shteti duhet të paguajë për të dëmshpërblyer Becchettin. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i shtetit ka pranuar humbjen e betejës. Më herët kryeministri dhe ministrat thanë se Becchetti nuk do të merrte asnjë lek, dhe se beteja gjyqësore ndërkombëtare vazhdonte.