Me 73 vota pro, Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion dhe Dezinformim

167
Sigal

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim. Mësohet se kundër për Komisionin e Posaçëm “Dezinformimin” kanë votuar; Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Agron Shehaj dhe Edmond Spaho.

Ndërsa kundër për Komisionin “Antikorrupsion” votuan; Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Menjëherë pas votimit ka reaguar deputeti demokrat Dashnor Sula i cili e quajti komisionin “Xhafaj-Koti”, ndërsa akuzoi për mungesë transparence.

Seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ndërsa pati edhe një ndërprerje të seancës plenare, pasi deputetë të opozitës, u mblodhën para foltores, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla që ndërpreu seancën.