McGonigal mund të ketë dhënë shumë informacione në takimin sekret prej 7 orësh me FBI

McGonigal ka shkundur fort shumë dollarë nga njerëz të ndryshëm në Shqipëri. Pra është një krim atje dhe një krim këtu.

Gazetari i njohur Robert Papa u ndal sërish tek një ndër çështjet e nxehta që ka përfshirë jo vetëm sistemin e rëndësishëm të investigimit në SHBA, por edhe Shqipërinë politike në të famshmen çështje “McGonigal”. Në një shkrim të gjatë të shkruar në rrjetin facebook gazetari risjell një shkrim të emisionit të tij Fokus ku mes të tjerash shkruhet: “FBI e ka filmuar duke marrë paratë në një bagazh makine diku në Bronx si hajdut ordiner. Pse duan të mbulojnë se  dollarët janë para të pista nga Shqipëria, sepse lidhja është e lehtë fare pas takimit me Ramën për puset e naftës, ka kaluar kjo pagesë e madhe CASH. A ka shkryer ndonjë pjesë nga “kredia” apo FBI hesht, sepse McGonigal në takimin sekret 7 orë ka dhënë shumë informacion për të pasur një dosje të plotë edhe për Ramën, por edhe për çështjen e ndërhyrjes kineze në SHBA. Në seancën e shkurtit, gjykatësja, por edhe prokurorët do flasin. Mbase do na japin materiale edhe për hetimet me përgjimet ndaj Ramës. Kjo varet nga gjyqtarja. Ne presim.

Po sjell një pjesë me Dan Fridman lidhur me këtë çështje që ai e ndjek nga afër dhe më ofron materialet nga gjykata.

NOA

Fridman: Spak mund të kërkojë dosjen.

Robert Papa: Ju kujtohet. Kur ju po bënit hetimin në gazetë, McGonigal i kërkonte FBI të hetonte Muzinin?

Dan Fridman: Po ashtu është. Koha sugjeron se McGonigal ka nisur atë hetim, në atë kohë që Muzin, kishte filluar të lobonte për PD-në. Raporti ynë mund të këtë ndihmuar në hetimin e tyre. Por ne mësuam këtë fakt, vetëm pas akuzave kriminale ndaj McGonigal. Ai është deklaruar fajtor në marrjen e një rryshfeti nga një njeri i lidhur me Ramën. Kjo krijon pamjen që ai e nisi atë hetim. E bëri për arsyse korrupsioni sepse është paguar.

Robert Papa: Çfarë po ndodh me çështjen e McGonigal? Na është thënë se sentenca e dënimit jepet në shkurt, por në nëntor ka një raport të hetimeve. A do dalin gjëra të reja? Çfarë është pra raporti i dënimit?

Dan Fridman: McGonigal është deklaruar fajtor në dy çështje të ndryshme, Nju Jork dhe Uashington. Të dyja të lidhura me veprimet e tij në Shqipëri. Lidhje edhe  me dhunimin e sanksioneve lidhur me Deripaskën, ai do dënohet me burg për një afat të caktuar. Departamenti i Drejtësisë do krijojë një raport se sa vite do kalojë ai në burg. Në këtë raport mund të përfshijnë informacion të ri. Pra të ngrenë çështjen që ai bëri diçka më keq sa dimë ne. Tani ka të drejtën dhe mundësinë të nxjerrin gjëra të tjera. Nuk e dija se do dilte në nëntor ky raport dhe është interesante të kemi dokumenta shtesë për të parë. Mund të dalin gjëra të reja.

Robert Papa: Eshtë ky raport në nëntor, i avokatëve të tij në dhjetor dhe sentenca jepet në shkurt. A ka mundësi që  prokuroria shqiptare që harton korrupsionin, mund t’i kërkojë departmenit të drejtësisë të marrë dosjen e hetimeve? Lidhjet e Ramës me korrupsionin. A është kjo e mundshme?

Dan Fridman: Besoj se mund të bëhet. Zakonisht është një rutinë shkëmbim informacinesh mes prokurorive dhe organizatave të zbatimit të ligjit  në vende të ndryshme. Ata  mund të shkëmbejnë informacione. Natyrisht, McGonigal  ka shkundur fort shumë dollarë nga njerëz të ndryshëm në Shqipëri. Pra është një krim atje dhe një krim këtu.

Robert Papa: Tani çështja është në gjykatë. A duhet t’ia kërkojnë gjykatës apo mund t’ia kërkojnë direkt FBI dhe Departamentit të Drejtësisë?

Dan Fridman: Nuk dua të spekuloj. Besoj se mund të shkojnë direkt te Departamenti i Drejtësisë. Duam të ndani me ne informacine që zbuluat duke punuar edhe me ne. Nuk mund të tregojnë se si e morën informacionin mes zbulimit të intilegjencës, por direkt nga Departamenti i Drejtësisë po. Sa i takon asaj që kanë gjykatat, shumica është bërë publike dhe ata mund të shikojnë ato fakte, natyrisht. / Material i publikuar me shkurtime shkëputur nga Fokus nga Robert Papa