Mbyllet Foltorja e Kukësit/ Berisha: I urojmë sukses kombëtares sonte

155
Sigal

Foltorja e Kukësit është mbyllur me kërkesën e një demokrati për të bërë një foto në skenë me Sali Berishën.

Teksa demokrati deklaroi se ai është gati për protesta, në fakt shumica e sallës kanë kërkuar që të zbresin në shesh për të rrëzuar qeverinë.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se ky është kushtrimi që i vjen kudo që shkon.

Në fund të takimit të jashtëzakonshëm, Berisha rezervoi një urim për ekipin kombëtar në prag të ndeshjes me Poloninë.

“Le t’i urojmë sot së bashku ekipit kombëtar të kuqezinjve,” tha Berisha.