Mbi 1 mijë italian, u mashtruan nga 12 call centra në Shqipëri

35
Sigal

Një skemë mashtrimi me faturat e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me SPAK. Mësohet se prokuroria e Posaçme ka kryer disa veprime hetimore për llogari të procedimit penal të autoriteteve italiane. Mbi 1 mijë italianë pjesë e skemës së mashtrimit me faturat e energjisë nga 12 call centera në Shqipëri e Itali, 3 prej tyre në Tiranë. Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit

 

Mbi 1 mijë italianë pjesë e skemës së mashtrimit me faturat e energjisë nga 12 call centera në Shqipëri e Itali, 3 prej tyre në Tiranë

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit.

Një skemë mashtrimi me faturat e energjisë elektrike është duke u hetuar nga Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me SPAK. Mësohet se prokuroria e Posaçme ka kryer disa veprime hetimore për llogari të procedimit penal të autoriteteve italiane.

Mësohet se janë ushtruar kontrolle në 35 objektiva nga të cilat 32 janë në Itali dhe 3 në Tiranë.

Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin e Policisë Kriminale – Drejtorinë e Hetimit dhe Krimit të Organizuar dhe të Njësisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit Shqiptar, kanë kryer sot me datë 25.06.2024, në Tiranë, veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.

Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit.