Mat, kandidatja e ASHE ka ankimuar 5 kuti: Janë të parregullta

429
Në Bashkinë e Matit ku kandidonte për kreun e Bashkisë kandidatja e mazhorancës, Adelina Farici, si dhe kandidati i opozitës Nezir Rizvani, ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku ky i fundit është shpallur fitues.
Megjithatë, pas procesit të numërimit, kandidatja e ASHE-së Farici ka kërkuar pezullimin e procesit të nxjerrjes së rezultatit, duke shtuar në kërkesën e saj edhe ankimimin për 5 kuti votimi, të cilat i argumenton si të parregullta.
Farici ka premtuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore deri në fund për të mësuar edhe zyrtarisht fituesin e postit të kryebashkiakut të Matit, nga një garë që kur kishte mbetur edhe vetëm 1 QV për t’u numëruar, i shihte kandidatët rivalë me vetëm 29 vota diferencë në favor të Adelina Faricit.
Sigal