Opozita shqiptare/ Paraqet planin për arsimin dhe denoncon pengmarrjen e rezultatit të censit për të mbuluar shifrat reale të shpopullimit

48
Sigal

Në programin e Partisë Demokratike përfshihet përgjysmimi i tarifave për studentët në universitetet publike si dhe heqjen e tarifave për arsimin profesional.

Partia Demokratike prezantoi të mërkurën planin për hartimin e Programit Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029. I pranishëm me fjalën e tij në mbledhje ishte edhe lideri demokrat Sali Berisha i cili u zotua për rritje të pagave për mësuesit dhe për investimet në infrastrukturën e arsimit: “Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë ndër 1300 Euro në arsimin shqiptarë. Nuk do të ketë rrogë ndër 2000 Euro në universitetet e vendit. Në programin e Partisë Demokratike përfshihet përgjysmimi i tarifave për studentët në universitetet publike si dhe heqjen e tarifave për arsimin profesional. Do të shndërojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime. Qeveria “Rama” shkatërroi sistemin e arsimit. Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokullisje që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër. PD e drejtuar nga Berisha ka nisur punën për hartimin e programit me të cilin do të kërkojë votën e qytetarëve, por për selinë blu mbetet sfidë riorganizimi i strukturave në të gjithë vendin.” PD në përfundim të hartimit të programit për arsimin dhe shkencën paraqiti pikat kryesore. Investimi për arsimin dhe shkencën në 5 % të PPB, investim për të ardhmen, që do të përdoret për të realizuar:

  1. Rritja e pagave të mësuesve dhe pedagogëve mbi mesataren e Rajonit të Ballkanit; përgjysmimin e tarifave të studentëve në universitetet publike, reformimin e gjithë sistemit arsimor dhe përgatitja e Mësuesve të Gjeneratës së re“.
  2. Digjitalizimi i shpejtë, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare të arsimit, në të gjitha aspektet;
  3. Shkolla dhe Universitete moderne në çdo nivel;
  4. Në fokus do të jenë politika të veçanta për arsimin në Shqipërinë e harruar dhe të shpopulluar, për rritjen e eksesit në arsim dhe nxjerrjen nga prapambetja e madhe e tij në zonat më të varfëra dhe më të rrezikuara nga shpopullimi, Bursa dhe Zero tarifa për çdo nxënës të arsimit profesional dhe për çdo student nga këto zona!
  5. Standarde ndërkombëtare në shkollim për çdo nxënës e student. Nivelet e testeve kombëtare (Provimi i lirimit, Matura) dhe të diplomave universitare përafrohen me standardet ndërkombëtare.
  6. Orientimi i arsimit të mesëm dhe të lartë profesional kah kërkesave të tregut të punës, përmes programeve të praktikave financuar, nxënësit dhe studentët përfitojnë semestra Intership-i të paguar.
  7. Reformimi tërësor i universiteteve dhe shkollave tona të larta në organizimin institucional, në programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive e shërbimeve, duke u klasifikuar në rankimet internacionale sipas fushave, përkrah universiteve më të mira të Rajonit.
  8. Kthesë rrënjësore në kërkimin shkencor në universitete: 10-fishimi i investimit për kërkimin si rruga kryesore për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe shfrytëzimit të potencialit krijues të komunitetit akademik të universiteteve për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
  9. PD do të aplikojë praktikat për të mira internacionale për stimulimin e investimit privat në arsimin profesional, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, në mënyrë që ai të arrijë në rreth 1,5 % të PBB.