Maskat ranë! PS ngjit në skenën politike të Shkodrës klanin mafioz të Angonëve. Dritëhijet e një “marke” që mban erë

Me një tangërllik të pajustifikuar i ka hyrë garës për Shkodrën Majlinda Angoni. Sikur të kish qenë një figurë e pastër, një emër i bardhë për qytetin verior, të gjithë do të ishim në një mendje: më në fund Shkodra do të shohë dy ditë të bardha. Por jo! Mafia ka futur sërish duart, ndërsa kryeministri Rama me këtë zgjedhje, nuk ka dalë dot nga formula e zakonshme me të cilën ka zgjedhur të ngjashmet në qeveri. Majlinda Angoni, nuk shkon dot më larg se historitë e seksit dhe paratë me burim të dyshimtë.

Për ta sqaruar pak më qartë, për jo-shkodranët që nuk e dinë: Majlinda Angoni është një emër me damkë në Shkodër. Biondinka që sot shfaqet si garipe e flet për fitore të sigurtë nëpër media, andej është e njohur për fshehje e abuzime fondesh, nën emra ojf-sh, gjoja për mbrojtjen e grave, të shtrira deri ne Kosovë, por që deri më sot nuk ia ka parë hajrin asnjë grua. Majlinda është e njohur edhe për aventura, por këtë, le të themi që e ka çështje dhe zgjedhje të vetën personale.

NOA

Sikur të mos mjaftonte kjo, mbiemri i zonjës që pretendon të drejtojë Shkodrën, është akoma më me damkë dhe me aq shumë dritëhije sa një hetim mbi të do të ishte nderi më i madh që do ti bëhej qytetit. Për ata që nuk e kanë dëgjuar, po iu themi që Angonët u bënë të njohur për publikun prej prodhimit të maskave veneciane dhe shitjen e tyre ne Venecie. Prej kësaj ata kanë krijuar edhe lidhje me lart. Prej kësaj kanë krijuar edhe famë, por aktualisht që flasim, hije dyshimi ka për biznesin e dy dyqaneve që bashkëshorti i Majlindës hapi në Venecia, por që aktualisht i ka mbetur vetëm një gjysmë i tillë. Andej kufirit flitet për prishje pazaresh mafioze. Flitet edhe për tregti të një lloji tjetër, i mbuluar me tregtinë e maskave, por për këtë duhet kryer një hetim. Faktet janë aty.

Duket se Angonët e kanë traditë familjare të shfaqen në publik si burra e gra të mira, ama, kjo zonja që pretendon se “nuk ka humbur asnjë betejë në jetën e saj”, pra që pret ta fitojë edhe Shkodrën, bën mirë përpara se të dalë e të kërkojë vota, le të japë ca llogari. Tek e fundit kështu ndodh në çdo vend të botës.

Përpara se të shesë tangërllikun e fitores le të na tregojë Malinda Angoni, me çfarë i ka fituar paratë; cili është aktiviteti i vërtetë i ojf-ve të saj? Çfarë e lidh bashkëshortin e Majlindës me Italinë? Ç’lloj tregtie ka bërë ai dhe pse u prish pazari i Venecias? Çfarë i lidh Angonët me Tom Doshin, miqësia apo marrëveshje të një lloji tjetër? Le të na tregojë Majlinda si i mbërriti emri i saj si kandidate deri tek Edi Rama? Çfarë rruge ndoqi Majlinda? Le të na shpjegojë kandidatja bëmat e saj e të shoqit, si dhe lidhjet me njerëzit e hurit dhe litarit përmes të cilëve i ka bërë presion konkurentëve!

Le të dalë Majlinda Angoni e të japë llogari, pastaj të kërkojë vota.

Që Shqipëria është në pikë të hallit e dimë, por që të katandiset kaq rëndë, këtë zor se kishte parashikuar njeri!