Masat kufizuese, ja çfarë paralajmëron Edi Rama

289
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi kanë hyrë muajt e ftohtë. Rama paralajmëroi se nuk përjashtohen masat shtrënguese, por ato merren hap pas hapi, megjithatë situatën aktuale e cilëson se është në ekuilibër.

“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.

Masat shtrënguese nuk i vë unë por eskpertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër. Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, tha Rama.