Masat e policisë pas sulmeve në Francë, Peleshi: S’ka vend për panik, është një regjim i detyruar

454
Të gjithëve mund t’i kenë bërë përshtypje masat e shtuara të policisë në rrugët e kryeqytet, por zëvendëskryeministri Niko Peleshi thotë se nuk ka vend për panik pasi është thjesht një regjim i detyruar pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris.
“Të gjitha institucionet kanë marrë porositë në kuadrin e situatës përgjithshme, të marrin masa paraprake. Dua t’ju them se nuk është se ka ndonjë informacion i cili dikton një regjim të caktuar masash ashtu si gjithë vendet në këtë situatë të pas ngjarjeve të Parisit, Francës dhe institucionet tona kanë marrë masa dhe kanë kontroll me siguri të shtuar pikat kritike, institucionet kritike dhe gjithçka. Nuk ka asnjë vend për panik në fakt sepse siç e thashë është një regjim i detyruar nga ato që kanë ndodhur në një vend tjetër siç është Parisi”, – u shpreh Peleshi në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së grupit socialist në selinë e PS-së.
Sigal