Martin Henze: Administrata Blinken po përpiqet të mbulojë gabimet para se Trump të pastrojë çështjet me korrupsion dhe të bëhen publike

Martin Henze, ish Këshilltar i Merkel në një reagim të tij ka analizuar lëvizjet që po ndodhin nëpër administratë dhe institucionet diplomatike me ardhjen e Trump. Ku mesa duket administrata Blinken po përdor të gjithë mjetet për të fuqizuar njerëzit e vet në botë, të cilët flitet se nuk kanë asnjë peshë legjitime pasi që më datë 5 nëntor kur republikanët fituan zgjedhjet. Ja regaimi i Henze: Administrata Blinken po përpiqet të mbulojë gabimet përpara se Trump të pastrojë dhe këto çështje, përfshirë korrupsionin e mundshëm, të bëhen publike.Qeveria dhe Fondacioni Soros po ndërhyjnë masivisht në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kanë ndihmuar me të ashtuquajturën reformë në drejtësi, e cila ka dështuar jashtëzakonisht, dhe krijimin antikushtetues të një prokurorie publike speciale. Kreu i saj, mik i regjimit autokratik Rama, ka burgosur pothuajse të gjithë lidershipin politik të opozitës properëndimore në Shqipëri pa baza ligjore. Pak para zgjedhjeve parlamentare.

Shqipëria ka degjeneruar në një shtet policor-drogë.Burri flet për pavarësinë e gjyqësorit. Ashtu si ambasadori i SHBA-së, një njeri me syçelë, ai duket se është i bindur për suksesin e reformës në drejtësi. Cui bono? Rama.

Sigal

Pyetja e madhe është, zoti Dumani, nga kush janë ata të pavarur?

Nga regjimi i korruptuar i Ramës? Jo, rrogat i paguajnë ata, apo jo zoti Dumani?

Nga populli shqiptar, pra sovrani kushtetues? Nuk mund të punosh për autokratin dhe popullin.

Ku i keni marrë ju, zoti Dumani, pasuritë tuaja, familjet tuaja dhe të besuarit e tyre, përfshirë banesat etj?

Dhe a mund të jetë gjyqësori i pavarur në Shqipëri, në një vend ku qeveria Rama ndihet e legjitimuar nga zgjedhjet e manipuluara, ku nuk ka siguri juridike dhe sistemi ligjor është ende jofunksional?

Dhe Rama qeveri-ekzekutiv është e korruptuar, d.m.th. jofunksionale, prandaj edhe legjislatura është jofunksionale!

Jo, ajo nuk mund të jetë e pavarur në vetvete.

Zoti Dumani, në çfarë bote po jetoni?

Nuk ka transparencë në Shqipëri.

Përkundrazi, SPK është de fakto organ ekzekutiv i administratës së paligjshme Rama. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë.

Puna dhe integriteti i gjyqësorit janë vërtet të rëndësishme për të ndërtuar një system, që i shërben dhe mbron qytetarët e vendit pa frikë dhe paragjykime.

Por gjyqësori është pjesë e këtij sistemi dhe si rrjedhim antidemokratik dhe i korruptuar.

Si rrjedhojë, populli shqiptar dhe komuniteti ndërkombëtar nuk kanë besim në këtë sistem, i cili legjitimohet përmes zgjedhjeve të manipuluara.

Dumani duhet të akuzohet për shkelje të kushtetutës dhe pengim të mundshëm të drejtësisë.