Marinela Ziu: Qeveria zhvat qytetarët, 226 milionë euro shpenzime luksi vetëm për 2019-n

829
Sigal

Marinela Ziu: Qeveria zhvat qytetarët, 226 mln euro shpenzime luksi vetëm për 2019-n

Vetëm para pak ditësh, Basha, pas një takimi me investitorë italianë, denoncoi koeficientin e vjedhjes dhe korrupsionit me tenderët, që sipas ekspertëve italianë ka arritur në 80%. Pra, për të njëjtin shërbim të tenderuar në Itali ku taksapaguesit paguajnë 200 mijë euro, në Shqipëri, ne paguajmë 1 milion euro pra plot 5-fishin e vlerës reale. Duke pasur parasysh “parimin” e mësipërm, ku vjedhja shkon deri në 80%, për shërbimet e tenderuara në vitin 2019, taksapaguesit shqiptarë do të paguanin 129 milion euro dhe jo 646 milionë euro, pra falë vjedhjes dhe korrupsionit në çdo hallkë të qeverisjes, ne kemi paguar plot 517 milionë euro më shumë vetëm në vitin 2019.

Le të analizojmë faktet edhe më në detaje

Mungesa e garës në prokurimet publike është evidentuar edhe nga raportet e përvitshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit 30% e tenderëve në vitin 2018, ishin pa garë apo edhe raporteve të Gjykatës Evropiane të Auditit, e cila thekson se deri në vitin 2018, 1 në 3 tenderë është pa garë. Pas analizës së detajuar të të dhënave zyrtare të procedurave të prokurimit të zhvilluara në vitin 2019, situata është akoma edhe më problematike, kjo pasi, në procedura me apo pa shpallje, në 38,5% ose 1 në 2 tenderë, ka një operator në garë ose ka garë fiktive, ku disa operatorë hyjnë në tender me ofertë 0 dhe vetëm fituesi, të cilit i është taksur tenderi është ofertues, pra procedura pa garë.

Por çfarë ndodh në praktikë?

Pavarësisht se, në çdo tender pranohet nga vetë institucioni si kriter për të kualifikuar një operator fitues “oferta më e ulët”, fiton, oferta më e lartë, në disa raste edhe me miliarda diferencë me ofertën më të ulët. Në këtë aspekt, në vetëm 1,526 ose 26,6% të procedurave total të zhvilluara në vitin 2019, nëse do të zbatohej Ligji “Për Prokurimin Publik” dhe do të kualifikohej fitues oferta më e ulët, buxhetit të shtetit do t’i kursehej plot 38,5 milionë euro ose 6% e vlerës total të prokuruar, e cila përbën një rritje me 1,5% krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër, nga 5,721 procedura të zhvilluara në vitin 2019, në 2,665 ose 46,5% të procedurave, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjta vlerë me vlerën e kontratës. Shpenzimet të luksit krahasuar me vitin 2018 kemi një rritje me 31,4 milionë euro për mobilime luksoze zyrash, rikonstruksione godinash, bileta udhëtimi, automjete, karburant, pajisje etj., duke shënuar shifrën e frikshme të plot 226 milionë eurove shpërdorim vetëm në vitin 2019, dhe plot 1 miliard euro nga dita e parë e marrjes së pushtetit nga “Rilindja”. Vetëm në vitin 2019, kanë përfituar 45,2 milionë euro ose 7% të vlerës total të prokuruar në vitin 2019.