Manjani: Kufizimi i mandatit të kryeministrit, domosdoshmëri

546
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i njohur me ndërhyrjet e tij në çdo situatë dhe për sugjerimet me bazë ligjore, ka hedhur tezën e radhës. Ai është i bindur se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, kufizimi i mandatit të kryeministrit është domosdoshmëri dhe për këtë qëllim duhet të punohet. Në statusin e tij në “Twitter” ish-ministri i Drejtësisë shprehet se kufizimi i mandateve të kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të njëpasnjëshme është i domosdoshëm. “Insistoj në idenë për kufizimin e mandatit të Kryeministrit. Jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme! Është domosdoshmëri kjo gjë” shkruan ai. Manjani nuk thotë arsyet që e kanë shtyrë të bënte këtë propozim, ndërsa pak ditë më parë Rama mori besimin për një mandat të dytë qeverisës për herë të parë me shumicë të mjaftueshme për të formuar i vetëm kabinetin.
Sigal