Malo: Do krijojmë mjedise të veçanta për të moshuarit, mirënjohje për kontributin

406
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Arben Malo zhvilloi një takim me moshën e tretë të qytetit të Ersekës dhe fshatrave përreth. Në këtë takim morën pjesë edhe veteranë të zonës të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e ASHE-së. Në fjalën e tij, Malo premtoi investime dhe hartimin e projekteve për krijimin e mjediseve më të mira për këtë grupmoshë, duke theksuar se mirënjohja për mbështetjen që kanë dhënë ndër vite për vendin, por dhe për të majtën në Kolonjë, duhet të përkthehet në hapësira të përshtatshme për ta.
“Në programin tim, unë kam parashikuar ambiente të veçanta për ju, në mënyrë që ju të takoheni, të keni mundësi të shfletoni shtypin e ditës apodhe të konsumoni diçka. Të gjitha këto falas , pasi mbështetja juaj e dhënëndër vite për të majtën, përveç mirënjohjes, duhet të na bëjë t’ju kemi nëvëmendjen tonë maksimale”, tha z. Malo.
Ndërsa Ministria e Integrimit Europian, njëkohësisht e deleguara e LSI-së, për këtë Bashki, znj. Klajda Gjosha theksoi se Arben Malo është kandidatura e duhur për të realizuar të gjitha projektet për zhvillimin e Bashkisë së Kolonjës dhe për të pasur gjithmonë një derë të hapur. “Është detyrë e Bashkisë të tregojë përkujdesje maksimale për moshën etretë, për të gjithë ju që keni një kontribut të jashtëzakonshëm, për vitet që mbani mbi supe, për gjithçka keni bërë”, tha Gjosha.
Sigal