Maliqi: ‘Opozita e re’ e Lul Bravës nuk do të marrë asnjë deputet në zgjedhjet e ardhshme

200
Sigal

Ish-deputeti Lefter Maliqi e ka cilësuar qesharake ‘Opozitën e Re’ të Lulzim Bashës. Me anë të një psotimi në Facebook, Maliqi shkruan se basha dhe deputetët e tij janë marrë peng nga Rama.

Siaps tij në zgjedhjet e ardhshme ‘Opozita e Re’ e Lulzim Bashës nuk do të marrë asnjë deputet.

Postimi i Maliqit:

Lul ‘brava’ më 8 Dhjetor krijoj identik “Opozitën e Re” parlamentare 2019-2021, të kapur dhe keq-përdorur nga Rama. Lul ‘brava’ me deputetët e vet i marr peng e i keq-përdorur nga Rama do përfundoj në zgjedhjet e ardhshme pa asnjë deputet. Të njejtin fat si ish-opozita parlamentare e 2019-2021. Lëreni Lul ‘bravën’ në vetmin e vet dhe në keq-përdorimin që po i bënë Rama. Demokratëve u lind e drejta të krijojnë një front të fuqijshëm opozitar me punë të palodhur në bazë, për të mposhtur dyshen e korrupsionit, dhunimit te demokracise dhe pluralizmit Lul ‘bravën’ dhe Edi ‘drogën’. Me besim të patundur do shkojmë drejt fitores dhe drejt shembjes së narko-shtetit! Luli do marr denimin që meriton, fundin e tij, jo vetëm politik por edhe moral, si njeriu më i pabesë, më mashtrues dhe si tradhtari më shitur i interesave të demokratëve.