Makina që futi ‘në kurth’ Tahirin: Ja e vërteta e blerjes nga Habilajt

386
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur për herë të parë për makinë Audi AA003GB, për të cilin ai thotë se ja ka shitur kushëririt Artan Habilajt.
Në dosjen që prokuroria i ka dërguar Kuvendit, thuhet se Tahiri të paktën 4 herë është pikasur që udhëtojë me të në prani të Habilajt. 
Tahiri u shpreh se nuk ka shkelur asnjë ligj, në lidhje me shitjen e makinës, duke shtuar se vetmja përgjegjësi është morale.
Çfarë lidhje familjare keni me Habiljan?
Habilajt uhet të jenë kushërinj të mi të rangut që unë i quaj të 10-të. Aq të largët me të cilët nuk kam patur marrëdhënie.
Nëse më pyet çfarë grade farefisnore kam, është kushërinj të shtatë a të tetë. Unë nuk kam ngrënë kurrë drekë më ta.
Zagani thotë se jeni ulur me Moisi Habilajn?
Nuk e njoh fare. Nuk mund ta përjashtojë për festat familjare, por nuk kam patur marrëdhënie të ngushta. Aq më pak të mbroja për veprimtaritë kriminale. E vetmja përgjegjësi është se pak ditë pas marrjes së mandatit si ministër e pashë të arsyeshme të shisja makinën time.
Përse ja shite këtyre?
Kam shituar makinën time me noteri,. Pasqyruar kjo në regjistrin elektronik të ministrisë së drejtësisë dhe të deklaratës së pasurisë
Me çfarë çmimi?
Nuk e kujtoj…me çmimin real
Keni deklaruar se nuk e deklaruat se paratë ua merrte përmbarimi?
Këtë nuk e kam deklaruar kurrë…unë kam shitur një makinë të cilët familjarët e mi duke e njohur largësisht i shihnin si blerës të mundshëm dhe u shit atëherë. Unë nuk kisha më detyrimin që të transferojë pronësinë…unë duhet të kisha kërkuar mirë se kujt po ia shisja makinën. Kjo nuk ka ndodhur sepse unë kisha humbur një gjyq më Shkëlzen Berishën. Është kjo arsyeja pse përmbarimi më kishte ndaluar shitjen e makinës.
Unë as kam heshtur dhe as jam fshehur, unë kam kërkuar në prokurori që të hetohet
Sigal