Lulzim Kita: Xhelal Mziu, një shpresë për dibranët

166
Sigal

Si të gjithë emigrantët shqiptar që pas punës ndjekin zhvillimet në Shqipëri, më ka gëzuar pa masë lajmi i caktimit te ish-kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu si drejtues politik i PD për fushatën zgjedhore në qarkun e Dibrës.

Historikisht fshati im i lindjes, Stebleva, ka qenë në administrimin e rrethit të Dibrës dhe kjo ka qenë një urë lidhëse mes steblevasve dhe dibranëve, është krijuar një miqësi tradicionale, dhe ka patur një harmoni shembullore. Në biseda me miqtë e mi dibran, po edhe shokë ish-studentë më janë shprehur se ndjehen të vlerësuar me caktimin e Xhelal Mziut si drejtues politik.

Mziu nga viti 2013 mban edhe një nga titujt mjaft të rëndësishëm shkencorë, pikërisht gradën “Doktor”. Kjo gradë e lartë shkencore i është dhënë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, çka tregon se kemi të bëjmë me një njeri të formuar, profesionist në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit. Jeta dhe mirëqenia e familjeve dibrane do të jetë motivi i votës që po troket.

Xhelal Mziu nuk është thjesht një zgjedhje, por një shpresë e vetë dibranëve tashmë të braktisur nga rilindja e djallit. Xhelali është lokomativa që do vejë në lëvizje trenin e madh të dibranëve në udhen e shpresëdhenësve të Partisë Demokratike, udhëhequr nga lideri vizionar, Lulzim Basha. Gjithashtu zoti Mziu njihet si një pjesëtar i devotshëm i Partisë Demokratike. Ai i ka shërbyer historikisht PD-së me përkushtim dhe vendosmëri të lartë, megjithate mund të themi se një vlerë ka ngelur e palëkundur për zotin Mziu gjatë karrierës së tij, adhurimi dhe admirimi i liderit historik, doktor Sali Berisha. Pra Dibra kishte nevojë për Xhelalin, për birin e vet, i cili shkon ne Dibrën e varfër e të lënë në harresë, në Dibrën e oligarkëve, të hajdutëve të votave, në Dibrën e brekëve të Shukriut.

Nuk mund t’i përshkruaj në një shënim të gjitha arritjet e Xhelalit, në kohen kur drejtonte për të tretën herë bashkinë e Kamzës, gjeti një qytet të shkatërruar dhe i ktheu dinjitetin, shtroi rrugë e bëri trotuaret, e pastroi qytetin dhe shtoi sipërfaqet e gjelbërta, ndërtoi ojekte kulturore, kanalizime ujrash e ujësjelësish. Mziut nuk i mungon përvoja, të cilën kërkon ta tejçojë edhe në Dibër dhe me një ambicie siç mund ta ketë vetëm zoti Mziu, besoj se e djathta dibrane në drejtimin e Mziut do të renditet e para në zgjedhjet e 25 prillit.