Lulzim Basha: S’ka marrëveshje, Rama erdhi me mungesë oferte për zgjidhje politike

473
Menjëherë pas kryeministrit Rama edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas takimit të dytë me Ramën në Presidencë. Basha tha se Rama edhe sot, ashtu si dje erdhi me të njëjtën mungesë ofertë.
“Takimi i sotshëm ishte një përsëritje e takimit të djeshëm. Rama erdhi në mungesë të ofertës. Morealizimi i kërkesave që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme përbën kërcënim për shqiptarët dhe nuk ndikon në zgjidhjen e krizës politike. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, këtë e thonë shqiptarët, këtë e them unë dhe e thotë tashmë e gjithë bota. E gjithë bota e di që Shqipëria në këto momente ka akuluar probleme në 4 vite. Zgjidhja sipas kryeministri, nuk është një zgjidhje politike, monitorimi në radhë të parë është detyrim i institucionit të monitorimit. Pa njohjen e këtyre problemeve themelore dhe pa njohur demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, nuk mund të ketë asnjë zgjidhje për krizën politike. Prandaj gjykoj që e vetmja rrugë përpara është realizimi i palës tjetër dhe heqja dorë nga krimi dhe droga”, tha Basha.
Sigal