Luljeta Bozdo në hapje të fushatës nuk shqipton dot Partinë Socialiste

244
Sigal

Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë Luljeta Bozdo, në hapje të fushatës elektorale të rilindjes, ka patu shumë vështirësi në shqiptimin e forcës politike nën logon e së cilës kandidon.

Gjatë gjithë kohës Bozdo u vu re se kishte shumë vështirësi në shqiptimin e Partisë Socialiste. Mesa duket zonja Bozdo në tentativë për të mos lëshuar një tjetër ‘perlë’ që do e bënte sërish meme në rrjet, ka qenë mjaft e emocionuar në fjalimin e saj, aq sa edhe emrin e partisë nuk mundti ta shqiptonte siç duhet.

‘Them se Populli do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do të votojë Partinë Socialiste’, tha Bozdo.

Por nuk ka qenë vetëm zonja Bozdo e cila kishte emocione gjatë fjalës së saj, pasi një fjalim plot gafa bërëi edhe folësja e radhës si dhe kandidatja për deputete në qarkun e Korçës.