Luçiano Boçi: Bashkia Elbasan e dalë duarsh nga funksioni dhe nga ndërtesa, është lëshuar pa duar e nuk ndalet për të rrëmbyer me dhunë vota për Rilindjen.

228
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar shkelje të njëpasnjëshme, të Bashkisë Elbasan. Dhe shkelja më e fundit është dëtyrimi që i bëjnë individëve të fundit të mbushin formularët e votave me të dhënat e tyre personale.

“Pasi e bëri Elbasanin ujë me 24 orë ujë të pijshëm, pasi e ndriçoi me drita farfuritëse në çdo cep të tij, sa të duket vetja si në Las Vegas, pasi ia bëri ajrin aq të pastër sa të dhembin mushkëritë, pasi ia bëri rrugët “xham” pa gropa, pasi e bëri qytetin kryesor të xhiros ditore më të lartë të bisnesit..:të kokainës e heroinës, pasi e mundën pandeminë me spital pa personel dhe pasi e bëri bashkinë ku të kapin prej xhakete për të ofruar punë e pasuri, tani e vetmja punë që i ka mbetur është marrja me edukatoret e çerdheve.”,- shprehet Boçi në denocnimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

Bashkia Elbasan e dalë duarsh nga funksioni dhe nga ndërtesa, është lëshuar pa duar e nuk ndalet për të rrëmbyer me dhunë vota për Rilindjen.
Pasi e bëri Elbasanin ujë me 24 orë ujë të pijshëm, pasi e ndriçoi me drita farfuritëse në çdo cep të tij, sa të duket vetja si në Las Vegas, pasi ia bëri ajrin aq të pastër sa të dhembin mushkëritë, pasi ia bëri rrugët “xham” pa gropa, pasi e bëri qytetin kryesor të xhiros ditore më të lartë të bisnesit..:të kokainës e heroinës, pasi e mundën pandeminë me spital pa personel dhe pasi e bëri bashkinë ku të kapin prej xhakete për të ofruar punë e pasuri, tani e vetmja punë që i ka mbetur është marrja me edukatoret e çerdheve.
I detyrojnë me kanosje për vendin e punës, të mbushin formularët e votave me të dhënat personale të individëve.
Në rast se nuk ia japin të mëdhejtë, i orientojnë të pyesin kalamajtë se ato me sinqeritetin e tyre tregojnë si voton mami apo babi!
I emëruari i Bashkisë e di që dhe deputët emërohen nga edukatoret e çerdheve!
Sa poshtë e kanë rrëzuar qytetin e diikurshëm të dijes dhe të luleve?!
Ndryshimi fillon më 25 prill!