Lubonja: Rama të mbledhë ekspertët, boll me video nga Surreli! Numri i të prekurve po rritet

366
Sigal

Analisti Fatos Lubonja i cilëson absurde masat shtrënguese të qeverisë shqiptare për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, sidomos mbylljen e kufijve hyrëse për shqiptarët.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja u shpreh se me gjithë këto masa, qeveria po tregon se ka frikë dhe se nuk është askund, nëse koronavirusi përhapet shumë në Shqipëri, si në Kinë apo në Lombardi.

Përsa i përket mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri, analisti bëri thirrje që ata të ruhen si sytë e ballit, pasi janë të paktë në numër.

“Gjithë këto masa të japin një shije të keqe. Sot pashë një video, që kishte qarkulluar një shqiptar, që thoshte se na ka bllokuar në Mal të Zi dhe duhet të jetojë aty, po si mund të jetojë. Është absurd që është bllokuar kufiri hyrës për shqiptarët”, tha Lubonja.

Po masat për të mbajtur nën kontroll gjendjen ekonomike, kur duhen marrë?

Koha e duhur ka kaluar, askush nuk ka vepruar në kohën e duhur. Kur doli për herë të parë koronavirusi në Evropë u mendua se kjo është një gjë kineze. Ndoshta u bë një paralelizëm me SARS, që nuk arriti të hyjë në Shqipëri. Por kur u gjendëm para situtës që shpërtheu, nuk ishin marrë masat e duhura.

Nëse flasim për papërgjegjshmëri të italianëve, duhet të flasim për papërgjegjshmëri të gjermanëve, francezëve. Përtej kësaj, çdo vend ka dhe burimet e veta, që i ka kërkuar siguri. Gjermania dihet se ka 25 mijë shtretër, kurse Italia ka vetëm 5 mijë. Ndërsa në Shqipëri, mendoj se gjithë ky shtrëngim vjen nga një frikë e madhe, nëse nuk është ajo dëshira për të sunduar njerëzit. Një frikë e madhe, që tregon se nuk kanë asgjë në vijë, nëse virusi përhapet, siç mendohet si skenari kinez, ai i Lombardisë. Gjersa Merkeli thotë se do infektohen 70% e popullisë, atëherë jemi në fillim. Masat janë shumë serioze, duhen biseduar me ekspertë. Kryeministri duhet të merret me këtë, jo me video që na çon nga Surreli. Duhet të mbledhë gjithë ekspertët, mendjet.

Nuk jeni dakord me mesazhet e kryeministrit nga banesa e tij?

Nuk jam dakord, sepse kudo në botë, tani fola me një miken polake, dhe thotë se njerëzit kryesorë janë ekspertët, mjekët, ndërsa kryeministrat e pushtetarët do të dalin për dekretet, për masat, në mënyrë sa më të kursyer. Këtë gjë kryeministri jonë nuk e ka parasysh. Ne kemi nevojë për një figurë sa më përbashkuese, që për fat të keq nuk e kemi, që mund të ishin njerëzit jo aq të politizuar. Ne kemi kryeministrin, që jep një mesazh në formë urdhërore, jo inkurajuese, kur në fakt është koha për t’u bashkuar. Nuk është figura e përshtatshme Edi Rama për ta bërë këtë punë.

Po sjelljen e opozitës si e gjykoni?

Duket sikur do të krijojë një qeveri në hije me këshillime. Duhet të bëjë punën e vetë, duhet patjetër të jetë afër njerëzve. Janë të domosdoshme mesazhet për ekonominë, por duhen mbështetur dhe mbi studime e një realitet të prekshëm. Nuk mund të bëhet fushtaë elektorale në këtë situatë. Akoma nuk është kuptuar dramaciteti dhe bëhet luftë për të marrë consensus nga njerëzit. Në fakt njerëzit kanë nevojë për ndihma konkrete. Kjo ndarje mes dy forcave polytime nuk është productive.

Në Itali testoheshin të gjithë njerëzit e dyshuar, apo vetëm ata me simptoma të rënda?

Akoma nuk dihet si është bërë ky shpërthim kaq bombardues në Lombardi, kur thuhet se personi i parë ka ardhur nga Gjermania dhe në këtë të fundit ka një shpërthim të tillë. Është ende mister përhapja e virusit në Itali. Mesa di unë as në Gjermani nuk bëhet tamponni pa simptoma.

Numri i të prekurve në Shqipëri mund të jetë më i lartë?

Ajo nuk diskutohet, ne shquhemi për mungesë transparence. PSh. Në Poloni ka një parashikim që brenda javës numri i të infektuarve do të shkojë në 1 mijë, ndërkohë që tani është pak a shumë e përafërt me shifrat tona.

Edhe te ne është ky parashikim, por puna në fasoneri e call center vazhdon…

Ky është një lajm dramatik. Është shumë problem, nëse nuk janë mbyllur. Minimalisht duhen krijuar distanca disa herë më të mëdhaja se sa janë në call center. Në Itali futen në supermarket njerëzit me numër për të ruajtur distancën. Madje, as në studio nuk lejohen më shumë se dy veta, apo kur jepen konferenca për shtyp, shihen gazetarët që janë në distanca. Në call center apo fasoneri bëhet fjalë për të qëndruar orë të tëra. Kjo është kriminale. Studimet thonë që ky grip do të vijë, por duhet shtrirë në kohë, të mos jetë me një kurbë shumë vertikale dhe që kap një numër të madh, sepse bllokon spitalet. Aq më tepër duke ditur sa shtretër kemi ne në spitale. Ajo që ka ndodhur në Senatorium, që janë infektuar disa mjek, është shumë e rëndë. Ne kemi pak mjek, kështu që duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Nuk e di sa kanë marrë masa për t’iu shkuar njerëzve në shtëpi, sepse edhe në botë thuhet se një nga mënyrat më efikase është që t’iu shkohet pacientëve në shtëpi. Por grupi që shkon duhet të jetë i veshur dhe pajisur mirë. Në këtë aspekt nuk di sa janë të kujdesshëm dhe të përgatitur stafet tona. Duhet të dimë sa shtretër, sa ambulance, sa personel kemi.

OBSH del me një deklaratë, ku thotë se e vetmja rrugë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 është testimi paraprak…

Testimi paraprak dihet se ka dhënë rezulatte të jashtëzakonshme në Korenë e Jugut. Ky vend ka pasur një situatë si Italia, por ka pasur një numër shumë të vogël vdekjesh në krahasim me Italinë, dhe thuhet se një nga arsyet është se ka bërë shumë testime paraprake. Por, vendet e tjera, si Gjermania, nuk e kanë aplikuar testimin paraprak kaq të shtrirë.

Cfarë duhet bërë në Shqipëri për të ndihmuar ekonominë të mos bjerë në recension?

E vetmja gjë që mund të tem është se kjo është një krizë e madhe botërore, që gjithë botën do ta bëjë të mendojë për mënyrën si e ka ndërtuar ekonominë dhe këtë botë. Pashë një reagim se i jepeshin miliona Ronaldos dhe shumë pak një mjeku, tani le t’iu shërojë Rolando. Edhe kjo është mënyrë si është ndërtuar ekonomia. Sugjerimi im është se edhe në duhet të bëhemi pjesë e një riformulimi të gjithckaje se si e kemi ndërtuar jetën dhe konominë. Veçanërsiht ne shqitparët që jemi katastrofë. Tani nuk kemi mundësi as të ikim jashtë, se janë mbyllur kufijtë. Shqiptarët kanë menduar se mund të ikin dhe të shpëtojnë nga kjo e keqe, por tani s’mund ta bëjnë. Patjetër, të riformulojmë një ekonomi që nuk do t’i kthehet pasurimit të një pakice.