Petrit Vargu: Ogerta çfarë të pengon që të porosisësh respiratorët ?

565
Sigal

Mjeku i shquar Dr.Petrit Vargu ,i bënë apel ministers Ogerta Manastirliu të marrë masa urgjente në lidhje me pajisjet e respiratorëve.Vargu thekson se duhet të mbrohen të gjithë punonjësit që ndihmojnë në sektorin e shëndetsisë.

 Ja postimi i plote i Dr.Petrit Vargu

Ogerta cfarë të pengon që të porosisësh respiratorët ?Studimin e tregut e mbarove.Sipas eprorit tuaj mbas dy javësh situata do të jetë e ndërlikuar.E ke parë sa është koha e lëvrimit?Je shumë vonë ministre,je e fundit në të gjitha veprimet.Packa se megjithë tenderin që bën cakton që firmat duhet të fitojnë 20 përqind në aktin normativ .Po farmaceutika pse të fitojë 36 përqind.

Thuaji dhe drejtorëve të spitaleve ti paguajnë me urgjencë firmat që punojnë në këtë sektor ,mos i mbajnë letrat në tavolinë.Mbrojini të gjithë punonjësit që ndihmojnë sektorin e shëndetësisë.

Nuk e shikon që cakejte që nuk kanë lidhje me shëndetësinë u ngriten dhe kërkojnë mbrojtje ekonomike.Nuk është problemi të punosh ditë e natë.Mjafton të punosh mire ,me dije e me zemër ,vetëm ditën.Mos dil e bej përkushtime në TV ,për mjeket që i nxorre në pension.Bëj të prononcohen ato që i mban në pune mbas moshës së pensionit dhe vazhdojnë të jenë shefa.