Lubonja: Krimi ka kapur shtetin, duhet një proces antimafie

471
Sigal

Analisti Lubonja: Krimi ka kapur shtetin, duhet një maksi-proces si ai kundër mafies në Itali

Analisti Fatos Lubonja tha mbrëmë, se ku mbaron krimi e fillon shteti nuk ka një kufi të dallueshëm, duke e cilësuar një shkrirje dramatike. Ai foli për një “maxiproces” si ai i Italisë, në 86-87, një operacion i nevojshëm për të zbërthyer lidhje e politikës me krimin. Lubonja tha më tej se atentati është çështje shumë e madhe politike, përtej asaj, se kush qëlloi. “Këtu kemi një prokuror, i cili gjendet në një makinë çuditërisht me një mafioz, tentohet të vritet nga mafiozë të tjerë ai apo prokurori nuk merret vesh. Pastaj flitet për prona në Gjirin e Lalzit që janë shkaku. Kemi një prokurori të Durrësit që është djegur dhe ajo prokurorja e Durrësit ka ardhur dhe në Tiranë, d.m.th., është bërë dhe më e madhe. Ndjesia, që kur mbaron krimi e fillon shteti apo anasjelltas, nuk dallohet dot kufiri. Është një shkrirje dramatike që shkurt i thonë,

– se krimi ka kapur shtetin,

-se ka kapur ekonominë,

-se janë të paaftë për të bërë ekonomi.

Është çështje shumë e madhe politike përtej asaj kush e vrau, si e vrau. Denoncon strukturën për të cilën është folur aq shumë.