Luan Rama: Sulmi i Kryeministrit të vendit tim kundër “Zërit të Amerikës”, akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm!

613
Sigal

Nga Luan Rama

Kryeministri i vendit tim sulmon edhe “Zërin e Amerikës”, zërin e lirisë, atë tribunë ku intelektualët dhe qytetarët shqiptarë mbanin ndezur shpresën e lirisë dhe ushqenin besimin se diktatura komuniste do të rrëzohej!
E sulmon në Shqipërinë e vitit 2019, ashtu siç nuk guxoi ta bënte as Ramiz Alia në vitin 1990, me gjithë presionin e pafund të korridoreve të Partisë së tij!
Kryeministri i vendit tim e quan “Zërin e Amerikës” përgojues të dynjasë që flet nga kazani i Tiranës!
Akt i turpshëm, i papërgjrgjshëm, i neveritshëm!
Dëshmi e mërisë së tij kundër medias, kundër shtypit, kundër lirisë së tyre!
Historia na mëson: të gjithë ata që kanë sulmuar dhe anatemuar “Zërin e Amerikës”, në fakt kanë parathënë fundin e tyre. Ata asnjëri nuk janë më, “Zëri i Amerikës” në të gjithë botën është zëri i lirisë!