Luan Rama: Marrëveshja Marku-Xhafaj i shërben grupeve kriminale

529
Zëvendës kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj force politike tha, se marrëveshja midis ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, është në kundërshtim me Kushtetutën. Në një pikë të marrëveshjes, përmendet lufta kundër korrupsionit, çka sipas deputetit të LSI-së, kjo detyrë është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore. “Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, është në kundërshtim me Kushtetutën! Akt injorance i mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike! Është shitur si një ngjarje e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar dje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, e cila ka për objekt (citoj sipas origjinalit të marrëveshjes): ‘hetimin e specializuar, të shpejtë, të gjithanshëm të grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale te trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë’. Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundërshtinë e saj me Kushtetutën”, theksoi Raman ë deklaratën e tij.
Sigal