LSI Skrapar denoncon: Bashkia Skrapar 25 mln lekë për një makine në mes të pandemisë!

185
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim në Skrapar së fundmi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me blerjen e një automjeti me vlerë 25 milionë lekë. Në denoncimin publik shihet si e pazakontë fakti që blihet në këtë vlerë në një periudhë të vështirë.


Reagimi i tyre i plotë:

Bashkia e Skraparit nuk njeh krizë nga pandemia. 25 milionë lekë për blerjen e një automjeti!!

Viti i Pandemisë mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për mijëra biznese të goditura nga kriza, për mijëra shqiptarë që humbën vendet e punës nga karantina dhe keqqeverisja, për mijëra familje shqiptare që harxhuan kursimet e tyre për shkak të medikamenteve të shtrenjta për kurimin e Covid-19, por ky vit kurrsesi s’mund të jetë vit krize për bashkinë e Skraparit, e cila ka vendosur të shpenzojë shumën e madhe prej 25 milion lekësh për blerjen e një….automjeti!

Kryebashkiaku i Skraparit qenka treguar dorëlëshuar për të blerë një automjet, ndërkohë që nuk bën asgjë për të mbështetur dhe investuar në nisma që krijojnē vende të reja pune apo që zbusin varfërinë në Skrapar. E gjitha kjo ka një shpjegim: Përfaqësuesit e Rilindjes kanë një raport shumë të mirë me luksin që buron nga abuzimet dhe shpërdorimet, por nuk kanë aspak lidhje me angazhimin për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.

25 milionë lekët e makinës së luksit të Bashkisë së Skraparit, mund të ishin shpenzuar për familjet në nevojë apo personat me aftësi të kufizuar, por mesa duket hallexhinjtë nuk figurojnë fare në axhendën e kryetarit të Bashkisë!

LSI Skrapar dënon me forcë këtë abuzim! 25 Prilli do të jetë një ditë historike, sepse do ti japë fund keqqeverisjes dhe praktikave abuzive të Rilindjes, në kurriz të qytetarëve shqiptarë!

No photo description available.