LSI merr tre mandate të padiskutueshme në qarkun e Vlorës

329
Sigal

Fushata elektorale po ndizet fort, por Vlora me sa duket do jetë përleshja e këtyre zgjedhjeve. Krejt bandat e pushtetit dhe Rilindjes kanë zbarkuar në Vlorë dhe Sarandë.

Atje ndodhet edhe Presidenti Republikës, Meta për të dhënë mesazhe se votat nuk duhen prekur dhe se bandat do ndëshkohen pas 26 prillit.

Bandat e Rilindjes kanë filluar blerjen dhe pazaret në qarkun Vlorë, por opozita do fitojë bindshëm. PD dhe LSI do jenë fituese në këtë qark sikurse në gjithë vendin. LSI merr tre mandate të sigurta tregojnë burimet pranë selisë së PS-së, ndaj kryeministri është acaruar me Damian Gjiknurin. E ka kërcënuar para kryesisë së PS-së të qarkut.

E premtja e fundit me datë 23 prill Presidenti do të organizojë mu në Vlorë, si simbol i Flamurit, miting të madh tip “2 marsi” për të dhënë mesazh gjithë forcave politike se duhet të respektojnë Ligjin dhe të mos prekin votat.

Po kështu Presidenti nga Vlora do të bëjë thirrjen e fundit drejtuar shqiptarëve që të shkojnë të gjithë në votime.