LSI mbledh komitetin drejtues kombëtar, Ilir Meta: “Mbetjet”, të gjejmë zgjidhje parimore, ekspertizë të thelluar

LSI propozon ekspertizë të thelluar nga BE për ligjin e mbetjeve. Në takimin e komitetit drejtues të LSI-së kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i kësaj force politike hedh tezën e ekspertizës e cila do të sheshojë çdo mosmarrëveshje.

Ilir Meta:Ka mjaft debat për ligjin për mbetjet, është një debat i miërkuptueshëm. Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut. Kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar në një dialog me shoqërinë civile.

NOA

Jemi në një situatë kur kemi intepretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterrojmë çdo arsye për të qenë mosbesues pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim

Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale, edhe kur është i stisur për një cështje sensistive dhe shoqërimi i zbatimit me një ndryshim të përhershëm nuk është pozitiv.

Nuk jam naiv të besoj se përgjithçka do kemi konsensus por besoj se si drejtësia dhe çështja e mjedisit u takon të gjithëve.

Asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterrues dhe ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancisë reciproke për të mos u kthyer pas.