LSI Korçë / Rilindja e Ramës i braktisi qytetarët, rinisë i vrau shpresën

379
Sigal

 Brisilda Felah, zëdhënëse e LSI në Korçë  

Gazeta Telegraf

Brisilda Felah, zëdhënëse e LSI-së në Korçë, në intervistën për gazetën Telegraf shprehet se viti 2020 në Qarkun e Korçës ka qenë viti i vështirë, sepse qeveria e kryeministrit Rama qytetarët i rrënoi ekonomikisht, bizneset falimentuan, të rinjtë u shpërngullën, ngaqë u është vrarë shpresa. Zonja Felah thotë se qeveria në 8 vitet e qeverisjes thotë se për Korçën ka bërë vetëm makiazh propagandistic, nuk ka mbajtur asnjë premtim. Zonja Felah thotë se LSI është partia e të rinjve, shpreh interesat e tyre, prandaj edhe të rinjtë e mbështetin.  

-Zonja Felah, çfarë la 2020 për banorët e Korçës?  

– Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë në çdo aspekt. 2020-ta la familje të rrënuara ekonomikisht. La biznese të falimentuara me pamundësi rimëkëmbje falë politikave të mbrapshta të rilindjes. Qeveria e kryeministrit Rama shpopulloi jo vetëm qytetin e Korçës por edhe zonat rurale nga të rinjtë dhe të rejat. Shkatërroi bujqësinë ku fermerë të shumtë flakën produktet e tyre sepse nuk patën një treg për t’i shitur. Pushteti vendor dhe qendror i la banorët më probleme në infrastrukturë.Ky vit pandemik na përballi me mungesë të stafit të kualifikuar mjekësor.  Qeveria e Rilindjes mbylli shkolla duke penguar mësimdhënien dhe duke i përplasur të gjithë nxënësit dhe studentët me mësimin e cunguar online.

Të rinjtë korçarë mbështesin me shumë LSI si forcë politike, sepse është e vetmja forcë politike që ka në fokus vet rininë dhe shpreh intereset e saj. Indentiteti i LSI është krijuar në mbështetje të rinisë, në mbështetje të të ardhmes së Shqipërisë. Korça do jetë e ardhmja e të gjithëve për të ndërtuar, për t’u punësuar dhe për të ndihmuar familjet në nevojë. Sëbashku  me LSI për të  rikthyer shpresën dhe për t’a bërë Korçën shtëpinë tuaj .

– Përse emigrojnë të rinjtë? Korça është një nga zonat më të pasura me resurse natyrore dhe korçarët më punëtorë?  

– Largimi i të rinjve tashmë është shndëruar në një nga problemet më të mëdha jo vetëm në qytetin e Korçës, por gjithë Shqipërisë. Të gjendur përballë papunësisë, varfërisë, krimit, pasigurisë dhe shpërfilljes, rinia ka humbur  besimin tek pushteti lokal në tërësi, apo pseudo programeve që nuk favorizojnë aspak të rinjtë e këtij qyteti, por vetëm fëmijët e oligarkëve, i ka thyer shpresën se mund t’a gjejnë një vend pune në qytetin e tyre. Të rrënuar psikologjikisht, ekonomikisht, të pambrojtur, dhe me shpresa të thyera, të rinjtë, duke u larguar pasi ata mendojnë se përtej kufirit do të gjejnë mundësi për të ardhmen dhe shpëtim nga kjo keqqeverisje sharlatanësh që i largoi.

Pushteti vendor dhe qendror i la banorët më probleme në infrastrukturë.Ky vit pandemik na përballi me mungesë të stafit të kualifikuar mjekësor. Qeveria e Rilindjes mbylli shkolla duke penguar mësimdhënien dhe duke i përplasur të gjithë nxënësit dhe studentët me mësimin e cunguar online  

 

– Sa i mbajti premtimet e dhëna në qeverisjen e saj Rilindja në Korçë?  

– Një makiazh i kuruar elektoral dhe një propagandë ediramiste me regji qëndrore nuk mund të fshehë dot të vërtetën që Rilindja nuk ka mbajtur premtimet e dhëna sado të përpiqet, pasi çdo ditë përballemi me fakte që ekonomia familjare është e shkatërruar, biznese të falimentuara. E nëse dalim jashtë Korçe do ët shohim mungesë të theksuar investimesh në infrastrukturë, kanalizime, furnizim 24 orë me ujë të pishëm, ndriçim publik, arsim dhe shëndetësi. Pra Rilindja i ka lënë në harresë banorët, duke u kujtuar afër fushatës për hallet e tyre.

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë në çdo aspekt. Qeveria e kryeministrit Rama shpopulloi jo vetëm qytetin e Korçës por edhe zonat rurale nga të rinjtë dhe të rejat. Shkatërroi bujqësinë ku fermerë të shumtë flakën produktet e tyre sepse nuk patën një treg për t’i shitur. Viti 2020-ta la familje të rrënuara ekonomikisht. La biznese të falimentuara me pamundësi rimëkëmbje falë politikave të mbrapshta të rilindjes  

– Në kontaktet që ju keni me të rinjtë, çfarë ju thonë?  

-Në takimet e zhvilluara me të rinjtë e qytetit të Korçës shoh të rinj të demoralizuar nga realiteti që po jetojnë. Realisht është e dhimbshme kur në çdo bisedë dëgjoj dëshirat dhe planet e tyre për të emigruar në vëndet Europiane, pasi programet e qeverisë nuk i bëjnë të ndihen të përfaqësuar. Është tejet shqetëuese kur sheh në sytë e tyre pasigurinë për ardhmen. Kur sheh të diplomuarit që gjenden në udhëkryq pa një mundësi punësimi në vëndin e tyre . Ata janë të zhgënjyer dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.

 

– Pse të rinjtë korçarë mbështetin dhe besojnë më shumë LSI, si forcë politike?  

-Të rinjtë korçarë mbështesin me shumë LSI si forcë politike, sepse është e vetmja forcë politike që ka në fokus vet rininë dhe shpreh intereset e saj. Pra identiteti i kësaj partie është krijuar në mbështetje të rinisë, në mbështetje të të ardhmes së Shqipërisë. Duke marrë parasysh se rinia përbën vitalitetin, e një kombi ,LSI gjithnjë ka treguar se rinia është fuqia e saj.  

– Çfarë ndryshe nga deri tani, do të bëjë LSI-ja për të rinjët dhe qytetarët korçarë pas 25 prillit?  

-LSI është forca që sjell stabilitet në arenën politike shqiptare. Pas 25 prillit LSI do i mundësojë  rinisë dhe qytetarëve Korçarë një përfaqësim dinjitoz, do sjellë shpresën dhe ndryshimin konstruktiv. Pas 25 Prillit do krijohen më shumë mundësi për një edukim më të mirë, për një punësim të qëndrueshëm dhe të mirëpaguar. Sepse LSI po punon që të sjell në pushtet meritokracinë, shërbimin e merituar. Korça do jetë e ardhmja e të gjithëve për të ndërtuar, për t’u punësuar dhe për të ndihmuar familjet në nevojë. Së bashku  me LSI për të  rikthyer shpresën dhe për t’a bërë Korçën shtëpinë tuaj.  Prijoriteti i LSI-së për Korçën lidhet edhe me faktin që në krye të fushatës për rikthimin e besimit tek qytetarët është emëruar djali i Korçës dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Brahimllari.

Të gjendur përballë papunësisë, varfërisë, krimit, pasigurisë dhe shpërfilljes, rinia ka humbur  besimin tek pushteti lokal në tërësi, apo pseudo programeve që nuk favorizojnë aspak të rinjtë e këtij qyteti, por vetëm fëmijët e oligarkëve.