LSI-ja i bën ftesë Ramës dhe Bashës që të takohen për konsensus

559
Sigal

Akti Normativ përbën një ngërç të ri politik në prag të diskutimit nga BE-ja të dhënies së statusit kandidat

Para një jave  skenaristi i mirënjohur, Vangjush Saro, në një intervistë për “Telegraf”, shtroi si domosdoshmëri për uljen e tensionit politik një takim të Kryeministrit Rama me kryetarin e opozitës së Djathtë, Lulzim Basha. Ngjarjet, që pasuan, sidomos me shtyrjen e votimit të Aktit Normativ në Kuvend, në seancës e pardjeshme, meqë opozita e bojkotoi parlamentin, provuan sa të drejtë kishte në idenë e tij, personaliteti i kulturës Vangjush Saro.

Domosdoshmëria e konsensusit Rama-Basha

Pavarësisht, se maxhoranca e Ramës mund t’i ketë 84 vota, sikurse pohoi edhe vetë Rama, pas shtyrjes së votimit të Aktit Normativ, bojkoti i opozitës, krijon një imazh të deformuar të politikëbërjes në Shqipëri, për më tepër , që Shqipëria këto ditë ndodhet në prag të përgatitjes të raportit për dhënien e statusit  nga BE-ja të Shqipërisë. Një acarim i mëtejshëm i klimës politike, e sidomos për shkak shtyrjes së  ligjit  “Për Nëpunësin Civil”, i cili është një nga tre ligjet e paketës së Integrimit, do të ndikojë për negativitet në vlerësimet që do të japin komisionerët e BE-së për standardet e demokracisë në Shqipëri. Pavarësisht se cila nga palët politike  ka të drejtë, derisa pozita dhe opozita në Shqipëri nuk mund të gjejnë dot konsensusin e bashkëpunimit edhe për çështje tepër të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ligjet e integrimit, BE-ja mund të japë vlerësim negativ edhe për vetë fatin e dhënies së statusit.

LSI-ja, fton Ramën dhe Bashën për debat konstruktiv

Është e qartë, se ishte vendimi i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që të mos fuste në rendin e ditës Aktin Normativ në seancën parlamentare të së enjtes, pavarësisht se maxhoranca mund të kishte 84 vota. Kështu Meta dha kohë reflektimi qoftë për Ramën, qoftë edhe për Bashën.  Dhe në funksion të kësaj ideje, dje  kryetari i grupit parlamentar tëLSI-së, Petrit Vasili ftoi Ramën dhe Bashën, që të takohen për të gjetur konsensusin “Për nëpunësin Civil”.