LSI, Endrit Braillmari: Alternativa jonë, punësimi dhe rritja e shërbimeve

384
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në këshillin bashkiak të Tiranës zhvilluan një takim me banorët në njësisë 7 në kryeqytet, duke u njohur nga afër me problematikat e tyre. Në këtë takim kandidatët theksuan se Lëvizja Socialiste për Integrim vjen me një projekt konkret për të rritur punësimin dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe njëherësh kandidat i LSI-së për anëtar në këshillin bashkiak të Tiranës, z. Endrit Brahimllari theksoi se rinia ka nevojë për punësim dhe se LSI është platforma më e mirë për ta çuar Tiranën në rrugën e duhur. “Rinia ka nevojë për punësim. Alternativa jonë është alternativa e punësimit. Alternativa jonë është çlirimit të biznesit. Ju kërkoj ju të gjithëve së bashku, prindërve tuaj, familjarëve që të punoni fort këto dy javë sepse jam i bindur që jemi platforma më e mirë dhe jam i bindur që me punën tuaj ne do të shkojmë në rrugën e duhur”, tha Braimllari.
Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Kejdi Mehmetaj vuri në dukje se punësimi i të rinjve është çelësi i duhur për zhvillimin e vendit, Tiranës dhe kësaj njësie. “Jo më larg se dje 10 mijë vende të reja praktikash pune janë hapur në Shqipëri në të gjitha institucionet shtetërore, praktika të cilat janë edhe të paguara. Pra, që nuk do të vlejnë thjesht si eksperiencë për të pasur mundësipër të konkurruar të sigurt në tregun e punës në të ardhmen. Ne realizuam një nga ato objektiva që kishim të paktën ne si LSI për t’u krijuar më shumë të rinjve më shumë hapësira dhe mundësi. Kur ke më shumë mundësi dhe hapësira për t’u punësuar pa diskutim që ke më shumë mundësi për t’i bërë më mirë të gjitha gjërat e tjera. Po ashtu jam e bindur që do të bëjmë të njëjtën gjë me Bashkinë e re të Tiranës dhe këshillin bashkiak të Tiranës”, ushpreh Mehmetaj.
Nga ana e saj, kandidatja për anëtare në këshillin bashkiak të Tiranës, znj. Brunilda Paskali theksoi se vendi mund të zhvillohet vetëm përmes mbështetjes së biznesit ndaj sipas saj LSI-ja është përgjigja e duhur.“Pas 21 qershorit do të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë qytetarët e Tiranës. Nëse ne duam që vendi ynë të ecë përpara, duhet të mbështesim bizneset e vogla dhe familjare. T’i mbështesim këto biznese, t’i lehtësojmë sa të kemi mundësi. T’u japim mundësi të reja për të ecur përpara, sepse në fund të ditës familja do të jetë më mirë ekonomikisht, dhe vendi do të jetë më mirë ekonomikisht. Për gjitha këto dhe shumë të tjera që Lëvizja Socialiste për Integrim i ka në programin e vet, unë kërkoj nga ju që të votoni numrin 47. Votoni Lëvizjen Socialisten për Integrim”, theksoi Paskali.
Sigal