Rama: Sfida jonë, zbatimi i vettingut. Jemi gati të nisim bisedimet për anëtarësim në BE

509
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për zbatimin e vettingut. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, kryeministri Rama tha se vendi ynë është gati për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“E vlerësoj për angazhimin për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e integrimin europian të Shqipërisë, i jemi shumë të njohur Gjermanisë, qeverisë gjermane, kancelares, dhe ministrit të Jashtëm për mbështetjeje e në realizimin e reformave transformuese në vend, dhe padyshim reformës në drejtësi. Një mbështetje e shprehur por edhe e pasqyruar më së miri në ekspertizën dhe asistencën gjermane për forcimin e administratës publike, shtetin e së drejtës, dhe projektet në infrastrukturë, energjetikë, arsim profesional e jo vetëm.

E informova ministrin e Jashtëm për të gjitha hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga më e rëndësishmja që është fillimi zbatimit të vettignut, për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Duam t’i japim mesazhin e qartë ndërkombëtarëve se Shqipëria është fati për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE. Folëm edhe për rajonin.

I dëgjuam më vëmendje shqetësimin e ministrit të Jashtëm gjerman për situatë në rajon. Takimi i radhës në Trieste për procesin e Berlinit synohet të jetë frytdhënës. Patjetër që ne jemi të gatshëm për të vijuar më tej me reformën, dhe do të qëndrojmë përkrah Gjermanisë për sfida të përbashkëta. Synojmë që në Shqipëri dhe rajon të afirmohet fryma Europiane dhe të mbahet larg fryma e aktorëve të tretë që nuk kanë lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.
Sigal