LSI Durrës, Kuçi : Më 25 prill do t’i japim fund papërgjegjshmërive të “Rilindjes”

184
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, ka denoncuar një tjetër abuzim të Bashkisë Durrës.

“300 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e godinës së bashkisë Durrës teksa me mijëra banorë jetojnë në çadra dhe kontinierë.
5.5 milionë lekë të reja do të akordohet për sallën e Këshillit Bashkiak për sistemin e konferencave teksa me mijëra familje janë pa strehim.
720 milionë lekë të vjetra do të kushtojnë gjatë këtij viti rikonstruksionet e godinave të institucioneve të pushtetit vendor në bashkinë Durrës teksa as edhe një pallat nuk është ndërtuar për familjet me banesa të dëmtuara.” , – shprehet Kuçi në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë :

Teksa banorët presin zgjidhje për banesat e dëmtuara nga tërmeti, bashkia Durrës shpenzon qindra milionë lekë për rikonstruksionin e godinës së Bashkisë.
300 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e godinës së bashkisë Durrës teksa me mijëra banorë jetojnë në çadra dhe kontinierë.
5.5 milionë lekë të reja do të akordohet për sallën e Këshillit Bashkiak për sistemin e konferencave teksa me mijëra familje janë pa strehim.
720 milionë lekë të vjetra do të kushtojnë gjatë këtij viti rikonstruksionet e godinave të institucioneve të pushtetit vendor në bashkinë Durrës teksa as edhe një pallat nuk është ndërtuar për familjet me banesa të dëmtuara.
Më 25 do t’i japim fund kësaj papërgjegjshmërie të “Rilindjes.”
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI