Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama hyri në Përmet i fshehur mes militantëve të Partisë Socialiste.
Opozita zhvilloi një protestë në hyrje të qytetit.
Dhjetëra persona dolën në një nga akset nacionale në zonë. Protesta ishte përgjithësisht e qetë.
Postimi i plotë i Shehut:
Tërmet Peçi fsheh Ramën midis makinave të militantëve të Tepelenës për t’ju shmangur zemërimit të popullit të Përmetit.
Peçi për të tërhequr vëmendjen e popullit te Përmetit, që protestonin, tentoi qëllimisht të provokonte, ndërkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.
Sot Rama arriti në panik në Përmet me 90 minuta vonesë se sheshi ishte me karrige bosh, derisa u shfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Këlcyra e jashtë qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nën “garancinë” e Tërmetit.
Një numër gjigand policësh e armësh në makinat e tyre nuk mjaftuan për të siguruar Ramën aty.
Populli i Përmetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi përsëri.