Rusia “hakmerret” ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit

56
Sigal

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë pritet të acarohen edhe sa i përket çështjeve ekonomike. Kjo pasi qeveria ruse vendosur të dyfishojë taksën e drithërave për eksport. Për grurin, rritja do të jetë nga 25 euro për ton aktualisht, në 50 euro për ton, duke filluar prej datës 1 mars, me vlefshmëri të paktën deri më 30 qershor të këtij viti.

Për elbin dhe misrin ndërkohë, rritja fiksohet nga 10 euro, në 25 euro për ton, nga 15 marsi deri më 30 qershor. Ky dyfishim i taksës, i cili vjen me qëllim që të frenojë rritjen e çmimeve në tregun e brendshëm. Vendimi pritet të ketë ndikim dhe do të prekë edhe Shqipërinë, pasi vendi ynë pjesën më të madhe të importit e merr pikërisht nga Rusia.

“Rusia dëshiron të rrisë taksën e saj të eksportit të grurit në 50 euro (60.68 dollarë) për ton nga 1 mars deri më 30 qershor, nga 25 euro për ton taksë e vendosur për 15 shkurt deri më 1 mars”, tha ministri i ekonomisë Maxim Reshetnikov, duke cituar rekomandimet nga një nënkomision tarifor.

“Ekziston një nevojë për të parandaluar presionin e mëtejshëm mbi çmimet e brendshme”, tha ministri në një deklaratë. Ministria e Bujqësisë dhe ministritë e tjera thanë se e mbështesnin idenë.

“Rusia do të vazhdojë taksimin e eksporteve të grurit në sezonin e marketingut që fillon në 1 korrik dhe do të përgatisë një formulë për këtë, në vend të tarifës aktuale fikse, tha ministri.

Shqipëria gjatë vitit të kaluar ka importuar nga Rusia 43% të totalit të drithit nga importi. Bëhet fjalë për rreth 157 mijë ton, e cila me taksën e vjetër, atë ende në fuqi deri më 1 mars, përkthehet në rreth 4 milionë euro taksa importi. Pra, dyfishimi i kësaj takse, me një afat të paktën 4-mujor, ka një kosto jo të papërfillshme për Shqipërinë.

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e instat për importin e drithrve gjatë muajve mars-qershor të vitit të kaluar, Me Rusinë, nga ku rezulton se kemi importuar rreth 58 mijë ton, të cilat përkthehen në rreth 1.45 milionë euro taksë. Po kaq do të jetë edhe rritja. Pra, në rast se Shqipëria do të vazhdojë edhe këtë vit të jetë e varur nga gruri rus, atëherë, fatura paraprake flet për të paktën 1.45 milionë euro kosto shtesë.

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e

Nga ana tjetër, në rast se importuesit vendas do të vendosin ta shmangin këtë kosto shtesë, do të detyrohen të importojnë nga vendet e tjera kryesore në këtë treg, të cilat rezultojnë të jenë: Serbia dhe Ukraina, të paktën bazuar në të dhënat e vitit të kaluar, por edhe ato të viteve të shkuara.

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e

Ditët e fundit mes Moskës dhe Tiranës pati një përplasje për çështjen e dëbimit të një diplomati rus nga Shqipëria. Ministria e Jashtme deklaroi se diplomati rus kishte shkelur masat anti covid dhe për këtë ai duhet të dëbohej nga Shqpëria brenda 72 orëve.

Nga e saj, Kremilni e cilësoi si të turpshëm dhe të pavërtetë një vendim të tillë, duke deklaruar se do të ketë një përgjigje nga ana e saj.

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse z. Aleksandër Grushko deklaroi se  “Moska ka pritur me hidherim të madh vendimin për dëbim të diplomatit rus nga Tirana. Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje. Një nga parimet themelore në diplomaci është reciprociteti, dhe askush nuk e ka hequr atë”.

Tashmë beteja mes Moskës dhe Tiranës nuk do të zhvillohet vetëm në planin eknomike, por edhe në të ekonomik.