LSI Durrës, Elona Guri: Ne do i kthejmë Durrësit dinjitetin, mirëqenien dhe vëmendjen që meriton.

297
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesja politike e Qarkut Durrës, Elona Guri ka zhvilluar takime me banorë të qytetit bregdetar nga ku tha se, eshe pse durrësi është qyteti i dytë më i rëndësishëm në vend, “Rilindja” e braktisi dhe e shkatërroi ekonominë e këtij qyteti.

“Durrësi është qyteti i 2-të më i rëndësishëm në vend por “Rilindja” e braktisi dhe shkatërroi ekonominë dhe varfëroi familjet e thjeshta duke e zbritur Durrësin disa vende për nga rëndësia. Ajo vrau shpresën dhe është autore e shpopullimit.”,- shprehet Guri në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Durrësi është qyteti i 2-të më i rëndësishëm në vend por “Rilindja” e braktisi dhe shkatërroi ekonominë dhe varfëroi familjet e thjeshta duke e zbritur Durrësin disa vende për nga rëndësia. Ajo vrau shpresën dhe është autore e shpopullimit.
Ne do i kthejmë Durrësit dinjitetin, mirëqenien dhe vëmendjen që meriton.
Më 25 prill vjen NDRYSHIMI I MADH për Durrësin e mbarë Shqipërinë
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI