Klajda Gjosha: Me rininë për do t’i risjellim shpresën vendit dhe do t’i japim fund shpopullimit

144
Sigal

Ditën e sotme, ish-ministrja e Integrimit dhe njëkohësisht kandidate e LSI në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, së bashku me dy kandidate të tjera të LSI në Tiranë, Elona Dhimën dhe Melisa Cahanin kanë zhvilluar takime me banorët në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë nga ku thanë se “Komuna e Parisit” është zona nga ku do të nisi ndryshimi i madh i 25 prillit.

“Me rinine për te sjellëshpresën dhe për t’i dhënë fund shpopullimit, plagës më të madhe të vendit!
Programi ynë për ekonominë, arsimin rininë dhe investimin për brezat e ardhshëm është fillimi i një pune të madhe që do ta cojmë përpara të gjithë bashkë”,- shprehet Gjosha në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale nga ku tregon për detaje të takimit me banorët.

Postimi i saj i plotë:

Në Komunën e Parisit me @elonadhima dhe @melisacahanilsi , aty nga ku do të nisi ndryshimi i madh i 25 Prillit. Me rinine për te sjellë shpresën dhe për t’i dhënë fund shpopullimit, plagës më të madhe të vendit!
Programi ynë për ekonominë, arsimin rininë dhe investimin për brezat e ardhshëm është fillimi i një pune të madhe që do ta cojmë përpara të gjithë bashkë
Voto6LSI
Voto04 #KlajdaGjosha
Voto21 #ElonaDhima
Voto24 #MelisaCahani