LSI Durrës, Elona Guri: Edhe nga Anglia po vijnë shqiptarët për të votuar LSI

216
Sigal

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri këtë të martë është takuar me një familje shqiptare që jeton dhe punon në Angli, por që janë kthyer për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Gurit, e cila edhe ka ndarë një foto me ta në rrjetet sociale, kanë ardhur për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh, duke votuar kështu LSI-në.

”Edhe nga Anglia kanë ardhur shqiponjat e këtij vendi për të votuar LSI e për t’u bërë pjesë e FITORES SË MADHE. Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë”,- shkruan Guri.