Ndërron jetë fëmija 18-muajshe në Dimal, mbërriti pa shenja jetë në spital, familjarët nuk pranojnë autopsinë

256
Sigal

Një foshnje 18-muajshe me emrin Bashkim Metullari ka ndërruar jetë ditën e sotme në Pashalli të Dimalit.

Fëmija shkoi në spital pa shenja jete teksa në autoambulancë u asistua nga mjekët, por pa rezultat.

Po ashtu konfirmohet se, fëmija ishte pa shenja jete edhe në qendrën shëndetësore i shoqëruar nga nëna dhe infermieri.

Familjarët ndërkohë nuk kanë pranuar që fëmijës t’i bëhet autopsia dhe e tërhoqën trupin e fëmijës. Nuk dihen ende shkaqet pse vdiq fëmija.