Ligji zgjedhor/ Rama: Hapja e listave 100% shumë e vështirë

259
Sigal

Në fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar, kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga pikat kryesore të Kuvendit mbetet ligji zgjedhor.

Ai tha se nuk ka shumë kohë prandaj palët duhet të bien dakord për ligjin dhe të gjejnë kompromisin.

Sa i përket listave të hapura, Rama tha se e sheh shumë të vështirë hapjen e listave 100% pasi ajo nuk garanton barazinë gjinore.

A do ti hapim listat 100%? Mua më duket e vështirë nëse nuk garanton barazinë gjinore. Pra nëse nuk garantohet barazi gjinore nuk mund të ketë lista 100%. Lista të hapura 100% që e hejnë parlamentin mbrapsht nuk çojnë asgjëkundi. Por besoj se kjo nuk ëstë një sfidë e panjohur dhe një sfidë e re. Jam i bindur dhe kam besim se bashkërisht do të gjejmë një rrugë që të gjitha palët të mund të ndjehen të përfaqësuara n atë që të jetë produkti përfundimatar, ku asnjë palë nuk mund ti marrë të gjitha’, deklaroi Rama.