Ligji për survejimin me kamera nuk kalon në Komision, jo më pezullim aktiviteti për ata që nuk pajisen

517
Projektligji që synon ta shndërrojë Shqipërinë një një Big Brother gjigand përmes pajisjes me kamerave të ambienteve publike dhe private do të mbetet edhe për pak kohë projekt në letër, pasi nuk ka mundur të miratohet në komisionin e Ligjeve për shkak të kuroumit. Gjatë diskutimeve opozita ka vijuar ti bëjë qëndresë projektligjit për shtimin e masave për sigurinë publike duke e cilësuar klientelist.
Tirane- Maxhoranca ka hequr dorë nga masa e pezullimit të bizneseve nëse nuk pajisen me kamera sigurie. Gjatë diskutimeve ne komisionin e ligjeve deputetë të mazhorancës propozuan që masa e pezullimit të zëvendësohet me gjobë administrative ndërkohë që ligji i ri nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit.
Perballë përfaqësuesëve të ministrisë së Brendshme opozita akuzoi qeverinë se po e përdor projektligjin për qëllime klienteliste.
Por edhe kjo senacë e komisionit të ligjeve nuk kaloi pa batuta mes palëve politike, kur u diskutuan llojet e masave të shtesë për sigurinë publike, krahas kamerave.
Në rendin e ditës në komisionin parlamentar të ligjeve do të diskutohej gjithashtu ligji për ndryshimet në transportet rrugore. Por vonesa e një prej ekspertëve të ministrisë së Transporteve në komision sfidoi durimin e kryetarit Xhafaj, i cili e shtyu diskutimin për një herë tjetër.
Sigal