Raportet e TI dhe FH, Çuçi: Përparimi fryt i reformave të qeverisë

439
Për Qeverinë Shqiptare raporti i Transparency International dhe Organizatës Freedom House është një sukses i reformave të ndërmarra nga qeveria.
Në një konferencë për mediat, Ministri Bledi Çuçi tha se sfidë e këtij viti mbetet reformimi i drejtësisë.
Çuçi: Ky përparim në indeksionin e përpceptimit për korrupsionin është një nga rezultatet më të mira dhe kuptimplotë të arritura ndër vite. Ky rezultat flet ndryshe nga akuzat dhe shpifjet e propagandës anti-shtet. Ky rezultat është pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar shtetin dhe për të ndërtuar sisteme që e pengojnë korrupsionin të zërë vendin e shtetit në shërbimet ndaj qytetarëve.Reformat kanë qenë dhe mbeten terapia e duhur kundër kancerit që minojnë shtetin, ekonominë, shërbimet në vitet e qeverisë së vjetër. Dhe partneriteti publik-privat në të mirë të qyetarëve është një nga çelësat për të hapur dyert e shërbimeve cilësore dhe pa korrupsion për ta.
Sigal