Lefter Maliqi, ministres së Drejtësisë: Ose jep dorëheqjen ose rri vetëm zëdhënëse e qeverisë

644
Sigal

Në një shënim të gjatë në faqen e tij në FB me mjaft fakte dhe argumente, deputeti Lefter Maliqi, i ka kërkuar dorëheqjen ministres së Drejtësisë  Etilda Gjoni. Edhe si njohës i mirë i burgjeve, pasi përpara se të merte mandatin, ka qene zëvendës drejtor i përgjithëshëm, Maliqi parashtro një situatë skandaloze për atë që po ndodh me korrupsionin, paaftësinë dhe nepotizmin në burgjet shqiptare.

Shënimi i plotë i deputetit Maliqi

Znj. Ministre e Drejtësisë ose jep dorëheqjen ose rri vetëm zëdhënëse e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit (DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan dhe Europë). Shko ose verifiko skandalin te burgu 302 në qendër të Tiranës e padëgjuar më parë, i gjithë zinxhiri drejtues i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policisë, shefi i regjimit të brendshëm, shefi i regjimit të jashtëm, shefi i sektorit ligjit, shefi i çështjeve shoqërore të edukimit dhe shëndetësisë, shefi i personelit tek 302 të gjithë të komanduar. 4 oficerë policie të vendosur jashtë ligjit në poste drejtuese të komanduar, zv.drejtor i pergjithshëm i burgjeve, drejtori burgut ne Vlorë, në Rrogozhinë, në Korçë.

Drejtori juridik komandohet jurist i thjeshtë, pezullohet jashtë ligjit shefi i auditit, me komandim shumë drejtues në administratën e burgjeve, si i personelit, i DAP-it, sektori i paraburgimit, drejtori i Krujës, drejtori juridik, shantazhohen vartësit, konflikte me drejtorin profesionist të policisë, fyerje e kërcënime me email trupës së policisë. Femrave si dordolec dhe meshkujve si kaqol, famëkeq, pezullime, lirime, shkarkime, komandime, drejtim komisioni disiplinor, 7 tendera ka bërë deri tani me ish-nipin e tij sekretar të përgjithshëm të ministrisë së rendit, miliona lekë tender dajë nip, konflikt i pastër interesi, pas publikimeve nga mua shkarkuat nipin ndërkohë që nipi është i arsimuar dhe po mbani të paaftin drejtorin e burgjeve, shumë tendera të tjerë presin t’i bëhen, është vendosur para 2 muajsh skaner te burgu i Fushë-Krujës miliona lekë e plot tendera të tjera, disa të publikuara me parë. Shko e verifikoje Melsi Beli është mik i afërt i Drejtorit të përgjithshëm dhe a e ka pas tek AKU ku ishte më parë Drejtor dhe atje me paaftësi e plot skandale dhe e mori nga AKU e emëroi përgjegjës ligjorë dhe paturpësisht e komandon përgjegjës te tenderat, prokurimet publike, si thua znj. ministre vjen ndopak era korrupsion abuzim?

Te gjitha nga nje njeri i paafte i paarsimuar, me te shkuar te erret, i liruar e shkarkuar 2 here per shkelje te renda. Pra ju se urdheroni dot, se menaxhoni dot situaten me kete drejtor te ri te pergjithshem koke e kembe te paafte. Ju liruat dhe burgoset ish drejtorin e pergjithshem Arben Cukon qe ju la administraten mbi 95% te afte profesionalisht, ju shkarkuat per pune te mire ish drejtorin e pergjithshem Stefan Cipen i cili e la model administraten. Pra ju skeni mundesi as ta kontrolloni, as ta urdheroni, as ta keshilloni drejtorin problematik, qe per 5 muaj shkaterroi dhe po shkaterron gjithcka, duke shkelur ligjet, duke marr kopetencat tuaja, duke shkelur te vetmen rregullore te brendshme te burgjeve. A e kuptoni qe spyet vartesi per ju, se e kane emeruar klanet mafioze prane Kryeministrit? Dhe pasuria marramendese e tij bashke me familjaret ju ben ju te pafuqishme per ta pasur nen vartesi zyrtare e ligjore.

Znj.Ministre kur e prezantuat Drejtorin e burgjeve si më i paafti dhe më i dyshimti ju lutem dosjen e tij të të dhënave, krrieres, diplomës etj, ju e keni parë? Pse e mbani të fshehtë, jepjauni mediave ta publikojnë të shkrihen së qeshuri dhe të binden se si Rilindja juaj e famshme të emëron gjeneral pa grada! S’thonë kot leku hedh ujin përpjet jo për gjë po kjo është dhe reforma juaj e famshme në drejtësi.

Pa merak se dhe këtë do ja u bëjë të ditur në parlament shpejt ju dhe gjithë shqiptarëve, pasi po bindem që gazeta Bild ka shumë të drejtë se mafia e bandat i bëjnë emërimet. Pyetje znj.Ministre si ka mundësi se të dhëna të sigurta më thonë që ka qeëe agjent i thjeshtë i SHIK-ut në Vlore në 1997, më pas shifrant i thjeshtë tek komisariat 2 në Tr, në 2004-2005 detyrë të mesme me policinë elektrike, i liruar dhe shkarkuar për shkelje të rënda dhe si ka mundësi me Rilindjen tuaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i AKU dhe aty abuzime, shantazhe, lirime, shkelje ligjore të konstatuara dhe nga KLSH– ja, e tani 5 muaj Drejtor i Përgjithshëm i burgjeve si më i paafti në historinë e burgjeve, kush e gradoi kaq lart, ccfarë arsimi ka, a e verifikoni dot diplomën me përgjegjësi të shkollës së lartë në universitet privat të falimentuar dhe në cc’moshë ka bërë të lartën??????????

Kush janë klanet që e mbështesin e dini apo ske kurajo ta tregosh, sa poshtë keni rënë si Rilindje sa të kapur jeni? Mos vallë ka ardhur koha të realizojmë një interpelancë të dytë bashkë por të vërtetë dhe reale se kush ju urdhëron ju, pse e mbroni, pse ske fuqi ju a keni probleme të brendshme në qeveri me kolegë e ish kolegë, me vartës e epror e ish epror, gjithsesi nga e vërteta s’duhet të kemi frikë më mirë ti dije publiku se ne i dimë por kur i di publiku dhe mbështetja për të drejtën rritet. Znj. Ministre jua qaj hallin më mirë mbaj karrigen sesa të bësh detyrën, më mirë interesi personal se ai shtetëror, më mirë hesht sesa të flasësh se po bëre këto i bashkohesh Gjiknurit, Ahmetajt, Mimit, Bushatit. Ndjesë se harrova ju sjeni deputete dhe ngeleni në rrugë fare se ish ministrat të paktën janë në parlament. Suksese në jetë se nuk është faji juaj. Shpata e kalorësit ka prerë shumë koka socialistësh. Mbetëm në pritje për shumë të vërteta të hidhura në interpelancën me Kryeministrin që i janë verbuar sytë nga  pushteti, krimi, korrupsioni dhe tepsia.