Largimi i Kokës dhe Naços, Kryemadhi: Në LSI nuk ka “ha Muço, pi Muço”, duhet luftë për njerëzit

288
Sigal

Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar largimet e bujshme të Lefter Kokës dhe Nasip Naços nga LSI.

Kryemadhi tha se këta individë nuk “luftuan” në opozitë dhe se janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Jo vetëm Nasipi por kushdo tjetër, duhet të kuptojnë që LSI nuk është e asnjërit nga ne, por e të gjtihëve. LSI-në nuk mund ta duash vetëm në pushtet, që e kthen në funksion të farefisit. Është partia e të rinjve dhe të rejave që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë edhe në momente të vështirë. Nuk ka. “ha Muço, pi Muço”. Ka lufto për njerëzit, që të përkrahin dhe të bëjnë të ecësh përpara. Nuk ka kështu, çuni im, goca ime… Këtë punë e gjejnë tek prehri i Edi Ramës. Kurse inceneratori ka nevojë për lëndë të parë. Do i marrë Rama ti djegë. Kush tha se nuk është Nasipi te inceneratori? Sepse me inceneratorin e Tiranës, ministri Ylli Manjani e ka kundërshtuar dy herë. Edhe pse thonin mbrojtësit e qeverisë, nuk ka mbledhje qeverie të kalojë vendim pa miratim të ministrit të drejtësisë. Në inceneratorin e Elbasanit, zotëria, Naço, ka firmosur, që është kundërshtuar nga Agjensia e Prokurimit publik. Është një gropë korruptive që SPAK duhet ta hetojë. Për të mos vazhduar te inceneratori Fierit, e njëjta skemë, apo landfilli i Porto Romanos, që ka mafie ndërkombëtare, që shkojnë deri në Hollandë e më tutje”,- tha Kryemadhi.