“Lajthitja kolektive” / Petrit Vasili i përgjigjet Ramës : Tradhtove këshilltarët e Kukësit

329
Sigal

Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin Qytetar Nderi publicistit me zë në Kosovë, Veton Surroi, titull i dhënë pak vite më parë.

Në lidhje me këtë reagoi pak më parë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti lajthitje kolektive vendimin, duke kërkuar nga Perfekti që ta refuzojë.

Kjo deklaratë e Ramës nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur tradhti për këshilltarët e Kukësit reagimin e tij.

Sipas Vasilit, Rama ishte ai që ju dha urdhër t’ia hiqnin titullin Vetonit dhe tani i shan e i nxjerr si budallenj.

Postimi i plotë:

Edi po me Vetonin ç’pate mor i pabesë!

Edi po pse i tradhetove keshilltaret e Kukesit?

Edhe ju dhe urdher keshilltareve, qe ti hiqnin titullin Vetonit edhe tani i shan dhe i nxjerr komplet si budallenj.

Po pse ke qene, je dhe do mbetesh i pabese?

Po budallai me i madh eshte kushdo qe te beson më ty.