101 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në Greqi

228
Sigal

Greqia ka konfirmuar ditën e sotme 2,013 raste të reja me koronavirus, 14 prej të cilave u zbuluan nga kontrollet në hyrje të vendit.

Kështu, numri total i të infektuarve në vend shkon në 101,287, nga të cilat 53.1% janë burra, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në vend.

Po ashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e humbën 101 persona të tjerë. Sa i përket situatës në spitale, raportohet se 607 persona janë në intubim.