Pas presionit të Edi Ramës në një emision televiziv dhe deklaratëve të sotme për mediat, SPAK dhe BKH kanë nisur sulmin ndaj Arben Ahmetajt.
Burimet bëjnë me dije se, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëshortes dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.
Prej datës 6 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj Ahmetajt.
Në një procesverbal të kësaj date, evidentohen pasuritë në emër të Albina Mançkas dhe Erjola Hoxhës
Një prej vilave në emër të Vilës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.






















